Tre persona brenda 24 orëve janë raportuar në polici si të zhdukur, pasi që nuk dihet vendndodhja e tyre.
Sipas Policisë, një vajzë është zhdukur në Pejë, e cila me datën 20.10.2023 ka dal nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rastin në polici e ka raportuar motra e viktimës.
Një nënë në Leposaviq ka raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Ndërsa në Gjakovë, ankuesi ka raportuar se djali i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Rastet janë duke u hetuar.
“Rr. Hoxhë Tahsini, Pejë 20.10.2023-13:50. Me datë 21.10.2023 ankuesja kosovare ka raportuar se, me datën e cekur motra e saj kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.”
“Leposaviq. 20.10.2023 – 05:00. Ankuesja kosovare ka informuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.”
“Rr. Pashko Vasa, Gjakovë. 19.10.2023 – 14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se djali i tij kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...