Zhduket 13 vjeçarja nga Gjakova, kërkohet ndihmë për gjetjen e saj

20:09 | 4 Maj 2022
L G

Një vajzë 13 vjeçare nga Gjakova ka humbur. Lajmin për zhdukjen e saj e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ish-ushtari i UÇK-së, Ridvan Tahiri.

Ai ka kërkuar ndihmë nga të gjithë qytetarët, të cilët mund ta shohin 13 vjeçaren, sidomos qytetarët e komunës së Gjakovë, Klinës dhe Decanit që bashkëpunojnë me organet e rendit dhe grupin e vullnetarëve Kërkim-Shpëtim.

“Për herë të fundit është pa rruga Trakaniq-Novosell. Ftoj të gjithë qytetaret e Gjakove-Deçan-Kline anasjelltas, që të bashkëpunojnë me organet e rendit dhe grupin e vullnetarëve Kërkim-Shpëtim”, shkruan Tahiri./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme