Zhduken dy gra në dy raste të ndara në Rahovec

08:44 | 16 Nëntor 2024
K.B

Policia e Kosovës në dy raste të ndara ka raportuar për zhdukjen e dy grave nga Rahoveci.

Siç njofton policia, njëri rast ka ndodhur me 8 nëntor ndërsa tjetri me 13 nëntor.

Të dyja rastet janë duke u hetuar.

“Rr. Xhelal Hajda, Rahovec 13.11.2024 – 16:30. Me 15.11.2024 është raportuar se viktima femër kosovare e mitur është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer, sipas ankueses viktima e ka përsërit këtë rast edhe disa here me parë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

“Rr. Xhevat Elshani, Rahovec 08.11.2024 – 11:00. Me 15.11.2024 është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe hera e fundit qe familja ka kontaktuar me të ka qenë data 13.11.2024. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme