Ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku, i cili është kthyer në Kosovë, pas një kohe të gjatë, duke i ikur drejtësisë, ka treguar në RTK, se me cilat punë merrej gjatë kësaj kohe, sa ishte duke qëndruar në Suedi.
Zharku, ka treguar se në Suedi a ka themeluar një ndërmarrje për ndërtim dhe se e posedon një depo, në të cilën sipas tij shiten gjëra që prodhohen në Kosovë.
“Në fakt në Suedi jetoj në një shtëpi në një fshat. Kam afër edhe vëllezërit e mi. Kam një depo, ku shes materiale që vijnë nga Kosova, për suvatim, ngjyra. Kam themeluar një ndërmarrje të vogël për ndërtim dhe suvatim, e kam themeluar këtë për të kaluar kohën”, ka thënë Zharku.
Ai ka shtuar se është katunar, dhe se ka dëshirë të jetë i tillë edhe me mënyrën e jetesës.
“Kam dëshirë të jetoj në mënyrë fshatareske. Edhe pse kam lind në Shkup, e ndjej vetën katunar. Në Suedi kam marrë pjesë si qytetar i lirë. Jetoj që nga viti 1994, në këtë shtet.”, ka shtuar Zharku.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...