Google ADS

Zharku nënshkruan udhëzimet administrative për brezin rrugor mbrojtës dhe sinjalizim të rrugëve

16:15 | 20 Qershor 2017
Arbresh.info

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka nënshkruar sot dy udhëzime administrative: atë për brezin rrugor mbrojtës  të rrugëve nacionale dhe rajonale si dhe udhëzimin administrativ për sinjalizim dhe rregulla të trafikut rrugor, njofton Ministria e Infrastrukturës.

“Sipas udhëzimit administrativ, (MI) Nr. 10/2017,  për brezin rrugor mbrojtës  të rrugëve nacionale dhe rajonale, të gjithë personat juridik ose fizik të cilët kanë vendosë panot reklamuese në brezin e rrugës Nacionale dhe Rajonale ose në  brezin mbrojtës të këtyre rrugëve e të cilët nuk kanë leje nga Ministria e Infrastrukturës për vendosjen e tyre, obligohen që panot reklamuese ti largojnë në afat prej gjashtë (6) muaj nga hyrja në fuqi e këtij Udhëzimi Administrativ”, thuhet në njoftim.

Dispozitat e këtij Udhëzimi Administrativ zbatohen për të gjithë personat juridik dhe fizik për vendosjen e panove reklamuese në brezin rrugor dhe brezin mbrojtës të rrugëve Nacionale dhe Rajonale, thotë kumtesa.

Tutje, bëhet e ditur se panotë reklamuese mund të vendosen në brezin rrugor, tokën rrugore  dhe brezin mbrojtës të rrugëve Nacionale dhe Rajonale, sipas kushteve, kritereve dhe procedurave të përcaktuara në këtë Udhëzim Administrativ.

Po ashtu, ministri Zharku nënshkroi edhe udhëzimin tjetër administrativ (MI), numër 09/2017 për sinjalizim dhe rregulla të trafikut rrugor.

“Ky Udhëzim Administrativ ka për qëllim të përcaktoj rregullat, llojet, kuptimin, formën, ngjyrën, dimensionet, materialin, vendosjen dhe karakteristikat teknike të sinjalizimit rrugor, si dhe shenjat dhe urdhrat që i jep personi i autorizuar- polici”, thotë njoftimi.
Këto dy Udhëzime Administrative hyjnë në fuqi shtatë ditë pas nënshkrimit nga ministri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme