Zharku flet pas kthimit nga Suedia, tregon arsyen e ikjes

21:25 | 8 Qershor 2018
Arbresh.info

Një ditë pas kthimit nga Suedia, ish kryetari i komunë së Kaçanikut, Xhabir Zharku, ka folur për rastin e gjykimit të tij. Ai në një intervistë për RTK’në ka thënë se ka ofruar argumente për pafajësinë, por siç, thotë ai ato nuk janë marrë për bazë.

Zharku thotë se për këtë çështje edhe ka ikur nga Kosova dhe nuk ka pranuar ta vuaj dënimin

“ Argumentet nuk janë përfillur kurrë. Unë kam pasur takime edhe me ministrat e asaj kohe. Kam kërkuar që të merren për bazë faktet që po i ofrojë unë”, ka thënë ai.

Zharku ka treguar se edhe aksioni për arrestim është anuluar në momentin e fundit.

“Nuk e di çfarë ka ndodhur. Njëherë me është thënë se do të arrestohem, por tani ky aksion është anuluar”.

Ish-kryetari i Kaçanikut ka thënë se nga Kosova është larguar si një qytetar i thjesht dhe s’ka pasur ndonjë arrati.

“Unë nuk jam arratisur. Jam larguar nga Aeroporti i Shkupit, dmth deri atje kam shku me veturë dhe s’ka pas ndonjë kalim ilegal”.

Zharku thotë se s’ka kërkuar kurrë ndihmë nga PDK dhe politika për rastin e tij.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme