Filmi “Zgjoi”me regji të Blerta Bashollit ka marrë çmimin “Die Tilda”, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Braunshvajg të Gjermanisë. Kjo u bë e ditur nëpërmjet një postimi në Facebook të faqes zyrtare të filmit.
Tutje bëhet e ditur se Basholli përmes një video-mesazhi ka thënë se ajo ka një lidhje të veçantë me festivalin dhe me këtë qytet gjerman.
“Prandaj, ky çmim ka shumë rëndësi për mua, veçanërisht pasi që vjen nga edicioni i 35-të i Festivalit. Gjithashtu, të marrësh çmimin ‘Die Tilda’ është ndjenjë shumë e veçantë pasi që e kemi realizuar këtë film, duke mos e ditur se sa ndikim do të kemi te njerëzit. Rrëfimi i Fahrijes ishte mbresëlënës dhe ne kemi punuar me shumë pasion, prandaj është shpërblyese të shohësh reagimet pozitive që njerëzit po kanë karshi filmit”, ka thënë ajo.
Në kategorinë “New International Cinema” bashkë me “Zgjoin” ishin edhe 19 filma të tjerë.
Derisa edicioni i 35-të i “Braunschweig International Film Festival” u mbajt në formatin hibrid: filmat u shfaqën në kinema dhe online. Edicioni i këtij viti nisi më 1 nëntor dhe përfundon sot.
Real Madridi synon transferimin e mesfushorit të Liverpoolit
Rritje e lehtë e temperaturave, moti sot në Shqipëri
108 aksidente brenda një dite në Kosovë
Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në resto...
Vidhet një çantë me para në Graqanicë, policia po heton rast...
Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, arrestohet një person