Ndonëse duan zgjidhje paqësore për veriun e Kosovës, ekzekutivi kosovar dhe aleatët ndërkombëtarë nuk po arrijnë të jenë unikë në veprimet që duhet të ndërmerren në këto komuna. Për këtë zgjidhje aktualisht nuk përmendet ndonjë plan.
Mirëpo, njohës të fushës thonë se aktualisht është e rëndësishme që të ruhet qetësia në veri. Sipas tyre, zgjidhjet më të mira për veriun mund të arrihen vetëm me dakordimin e aleatëve ndërkombëtarë.
Liria e lëvizjes mbi urë është e kufizuar, e matanë saj grupe kriminale kanë kryer aktivitetet e tyre, nën direktivat e shtetit serb.
Të gjithë duan zgjidhje paqësore për veriun, por për ta bërë një gjë të tillë nuk ka dakordim. Ndonëse nuk flitet për ndonjë plan se si të veprohet në katër komunat veriore, në situatën aktuale, njohës të politikës thonë se zgjidhja më e mirë është që të evitohet destabilizimi i situatës. Për këtë, sipas tyre, veprimet që do të ndërmerren atje, duhet të kenë edhe pajtimin e ndërkombëtarëve.
Njohës të sigurisë mirëpresin veprimet që janë marrë nga ekzekutivi në veri, derisa thonë se kësisoj po vendoset rendi dhe ligji.
Ndonëse për hapjen e urës së Ibrit e luftimin e grupeve kriminale u arritën edhe marrëveshje nën ndërmjetësimin e BE-së dhe SHBA-së, këto të fundit kanë qortuar ekzekutivin kosovar, sa herë që ka ndërmarrë veprime drejt zbatimit të atyre marrëveshjeve./rtk
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...