Aleanca Kosova e Re (AKR), po vazhdon ristrukturimin e saj në gjithë degët e Republikës së Kosovës dhe po merr një mbështetje të fuqishme nga qytetarët e saj. Sot, radhën e kishte Komuna e Artanës që të zgjedh kryetarin e degës së saj.
Ramush Mehmeti, ish kryetar i degës së Komunës së Artanës, tha se gjatë periudhës së ristrukturimit janë formuar shatë nëndegë, prej të cilave është bërë një punë e madhe, e cila edhe po tregon rezultatet.
Mehmeti: Puna e AKR-së do të jap rezultate
“Ne gjatë kësaj periudhe kohore, i kemi formuar shtatë nëndegë, dhe përfaqësuesit e shtatë nëndegëve i kemi prezent pjesën dërrmuese këtu. Punët dhe aktivitetet e AKR-së në të ardhmen do të shohim me këtë ekip të përbashkët, me këtë angazhim të kësaj ekipe, por edhe për rezultatet nuk dyshoj fare”, tha Mehmeti.
Ndërsa, koordinatori në nivel qendror, Vesel Makolli tha se ky është edhe një hap drejt ristrukturimit të partisë, punë e cila po bëhet me përkushtim të madh. Ai theksoi se Kosova tashmë po udhëhiqet nga politikanë që po shterojnë resurset e Kosovës, në sferat jetike për shtetin.
Makolli: Pushteti po i shteron resurset e Kosovës
“Ne jemi duke e finalizuar ristrukturimin e partisë, punë që është bërë qe thuajse një vit dhe të premten e ardhshme ne e mbajmë kongresin e partisë. Është bërë një punë e madhe dhe janë finalizuar punët, në krijimin e degëve anë e mbanë Kosovës, po ashtu edhe në forumin e rinisë dhe të gruas. Kosova është një vend me bollëk, edhe natyror edhe në resurse njerëzore, por siç po shihet deri tash qe 17 vjet, apo 18 tash bëhen pas luftës, Kosova udhëhiqet nga një klasë politike e cila i ka përvetësuar të gjitha të mirat e Kosovës, dhe duke ju falënderuar po e them në thonjëza kësaj udhëheqjeje, apo kësaj politike jo të qëllume, këta i kanë shkatërruar sferat kryesore të shtetit, siç janë shëndetësia, arsimi dhe ekonomia”, tha Makolli.
Qëllimi i AKR-së, sipas Makollit, është që të dyfishojë përqindjen e rritjes ekonomike deri në 12 përqind, në mënyrë që t’u mundësojë qytetarëve një jetë dinjitoze.
Makolli: AKR do të dyfishojë përqindjen e rritjes ekonomike
“Ne këto ditë e fundit siç e dini kemi 2 apo 3 përqind rritje ekonomike, por kjo nuk mundëson një jetë të dinjitetshme të qytetarëve tanë, andaj edhe kemi pasur shumë eksode të qytetarëve, siç ishin rastet e para dy vjetëve, kur me mijëra e lëshuan Kosovën, po ashtu është për t’u vajtuar gjendje e rinisë tonë, e cila në pamundësi për me e gjet një vend të punës shkon në migrim dhe atje e sheh perspektivën e vet. Ne në planet tona gjegjësisht presidenti jonë Behgjet Pacolli, në planet e tij apo planet e partisë, aksent të posaçëm i jep zhvillimit ekonomik, ne mendojmë se pasi që ta marrim pushtetin në vitin e dytë të qeverisjes tonë, rritja ekonomike do të jetë dyshifrore, dikund mbi 12 përqind”, tha Makolli.
Dhe krejt në fund, pas vendimit të komisionit delegues me zgjedhje unanime zgjodhën kryetar të degës së komunës së Artanës, Ismajl Vllasaliun.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...