Google ADS

Zgjidhen 10 prokurorë për panele hetimor

14:33 | 29 Korrik 2022
Xhejlane Haliti

Këshilli Prokurorial i Kosovës, i udhëhequr nga Jetish Maloku, në takimin e tij të 218-të, përzgjodhi dhjetë prokurorë për të shërbyer në panelet hetimore me mandat trevjeçar, thuhet në një komunikatë për medie, transmeton arbresh.info.

Gjithashtu në këtë komunikatë thuhet se u aprovua kërkesa e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit për miratimin e shpalljes së konkursit për avancimin e një prokurori në Departamentin për të Mitur në Prokurorinë Themelore të Gjakovës.

Tutje njoftohet se KPK, pas miratimit të dy raporteve të Komisionit për Transferimin dhe Avancimin e Prokurorëve, transferoi shtatë prokurorë në Departamentin e Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore të Prishtinës dhe një prokuror në Departamentin e Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore të Ferizajt, si dhe miratoi Raportin për vlerësimin e performancës së nëntë prokurorëve me mandat të përhershëm.

Rrjedhimisht, në takimin e sotëm, KPK miratoi edhe avancimin e një prokurori nga Departamenti i Përgjithshëm në Departamentin për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore të Pejës dhe shfuqizoi dy vendime – vendimin për themelimin e Komisionit për Rekrutimin e 22 prokurorive të rinj dhe vendimin për themelimin e Komisionit për Rishqyrtim.

Po ashtu KPK, vendosi për themelimin e dy komisioneve të reja për po të njëjtin proces rekrutimi, si dhe caktoi stafin mbështetës nga radhët e administratës, i cili do t’u ofrojë ndihmë anëtarëve të Komisionit për Rekrutim dhe Komisionit për Rishqyrtim në procesin e rekrutimit të 22 prokurorëve të rinj të Shtetit.

Në përfundim të këtij takimi, Kryesuesi Maloku, njoftoi anëtarët e KPK-së për nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit mes Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Akademisë së Drejtësisë për fushën e trajnimeve profesionale./arbesh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme