Zgjerohet Aeroporti i Gjakovës, banorët duan kompensim

21:13 | 31 Mars 2022
KRG

Hapësira e Aeroportit të Gjakovës, do të përdoret nga ministria e mbrojtjes për servisimin e mjeteve të rënda ushtarake.

Për të kryer këtë funksion kjo hapësirë do të zgjerohet, ndaj duhet shpronësuar tokat e gjakovarëve.

Për këtë qëllim të njëjtit u thirrën në dëgjim publik nga qeveria e komuna, ku shpalosën kërkesat e tyre, transmeton klankosova.tv.

Kjo është faza e parë e shpronësimit të tokave në rreth 150 hektarë, derisa kompensimi siç u premtua në këtë takim do të bëhet në bazë të pronës që gjendet në kufirin kadastral.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme