Google ADS

Zgjerimi 2030, a mund ta kap Kosova trenin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian?

23:25 | 3 Shtator 2023
E.G

Fundi i vitit të kaluar shënoi një hap të Kosovës që u konsideruar si historik, por i cili nënkupton një rrugë të gjatë përpara konkretizimit.

Kosova, më 15 dhjetor aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Evropian, derisa vendet e rajonit, kanë bërë disa hapa tutje në këtë proces.

Negociatat për anëtarësim ka vite që i kanë nisur Mali i Zi dhe Serbia, ndërsa në korrik të vitit 2022 ato i nisën edhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Bosnje-Hercegovina e ka marrë statusin e vendit kandidat në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa Kosova ka vetëm Marrëveshje Stabilizim –Asociimit me BE-në.

Derisa mbetet një kandidat potencial, shpresë së fundmi ka ngjallur Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Në Bled të Sllovenisë, përmendi vitin 2030 si një vit kur BE-ja do të mund të ketë valën e re të zgjerimit.

Njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare, faktin që është përmendur një vit konkretisht, e shohin me qëllim të shtyrjes përpara të reformave në vendet aspiruese.

“Ka qenë ndoshta qëllimi që një farë mënyrë që ti stimulojë të dya palët, edhe Bashkimi Evropian tëbëhet gati për zgjerim, po edhe ballkanin Perëndimor që ti thellojnë reformat, e tyre drejt integrimit në familjen evropiane. Dhe vitin 2030 e shoh si pikë referuese, se ku kanë mbërri vendet me afrimin në integrimi evropian. E shoh si një datë, si një vit që mund të jetë pikë kthese, me e pa ku gjendet Ballkani Perëndimor”, ka thënë Dritëro Arifi Profesor i Marrëdhënieve Ndërkombetare.

Ndërsa profesori universitar Abit Hoxha, rikujton se viti 2030 nuk është shumë larg, për çka ka skepticizëm nëse mund të mbërrihet niveli ikërkuar për tu bërë pjesë e Bllokut.

“Mendoj se ajo deklaratë është shumë deklaratë optimiste, dhe Kosova do të ishte shumë me fat nëse mundet në vitin 2030 të jetë në atë stad të integrimeve evropiane, viti 2030 nuk është shumë larg”, ka shtuar Abit Hoxha Ligjërues Universitar.

Në deklaratën e tij Michel u bëri thirrje shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor që të zgjidhin konfliktet e tyre dypalëshe, në mënyrë që të njejtat të mos barten në BE pas integrimit të tyre potencial.

Shteti i fundit që është bërë pjesë e Bashkimit Evropian, është Kroacia, një dekadë më parë, saktësisht 10 vite pasi kishte aplikuar për anëtarësim./dukagjini

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme