Google ADS

Zgjedhjet, presidenti Thaçi priti shefen e EULEX-it

15:09 | 29 Maj 2017
arbresh.info

Presidenti, Hashim Thaçi, ka takuar shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin në mes të gjithë mekanizmave të sigurisë gjatë procesit elektoral.

Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova ka ndërtuar traditë të zgjedhjeve të lira, të drejta dhe demokratike dhe se pret që edhe zgjedhjet e këtij viti të jenë në të njëjtën frymë.

Në takim u bisedua edhe për gjendjen e sigurisë në kontekst të fushatës elektorale dhe u nënvizua nevoja për bashkëpunim dhe bashkërendim të veprimeve të të gjithë protagonistëve, bëhet e ditur në njoftimin për medie të predidencës.

“Të gjithë ata që e duan Kosovën, janë për proces elektoral të qetë e të suksesshëm”, citohet të ketë thënë  presidenti Thaçi dhe ka shtuar se është e rëndësishme që të përsëritet mesazhi që Kosova duhet të vazhdojë të dëshmojë se organizon zgjedhjet të standardeve më të larta, shkruan arbresh.info.

Sipas tij, Kosova ka mbajtur zgjedhjet e standardeve më të larta. “Edhe këtë herë kemi siguruar vëzhgues që do të vërtetojnë se procesi elektoral është i këtyre standardeve”, ka deklaruar presidenti Thaçi.

“Bëj thirrje edhe një herë te të gjithë që të angazhohemi për një proces të drejtë, të lirë dhe demokratik”, ka thënë presidenti Thaçi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme