Google ADS

Zgjedhjet për kryetar të PDK-së, Veseli: Në PDK nuk luftojmë për karrige

12:45 | 1 Qershor 2018
Arbresh.info

Pas zgjedhjeve të Rinisë Demokratike, në vjeshtë pritet të mbahet edhe konventa e përgjithshme e PDK-së, raporton arbresh.info

Kështu ka bërë të ditur kryetari aktual i kësaj partie, Kadri Veseli.

Ai thotë se kandidaturën për të parin e PDK-së do ta bëjë të ditur së shpejti, duke shprehur dëshirën që të ketë kundër-kandidat.

“Kandidaturën do ta bëj publike së shpejti dhe do të kem kundër kandidat, mirëpo jo vetëm formal, por të vërtetë, sepse ne si PDK nuk luftojmë për karrige dhe ky proces do të jetë i hapur dhe transparent”, tha ai mes tjerash./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme