Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po mban punëtori dy ditore, me të gjithë kryetarët e degëve të saj nëpër Kosovë, për mobilizimin e tërësishëm lidhur me zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Këto dy ditë, kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku me nënkryetarët e LDK-së dhe kryetarët e degëve të saj në Kosovë, po diskutojnë rreth çështjeve organizative, caktimin e shtabeve elektorale, përcaktimin e vëzhguesve, komisionerëve dhe orarit të takimeve nëpër teren gjithandej Kosovës, duke filluar nga tash dhe për të vazhduar tutje deri në fushatë, shkruan Arbresh.info.
“Seriozitetin e paraprirjes për garën e ardhshme elektorale shumë muaj më herët, e tregon ky nivel i organizimit i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili është edhe reflektim i unitetit tonë partiak. E po ashtu edhe hartimi i programit politik ‘Rruga e Re’ që nga nëntori i vitit të kaluar. Ku pas tij, organizimi ynë struktural bëhet ngjarja më e rëndësishme partiake.”, thuhet në njoftimin e partisë.
“I tillë siç ka nisur, ai do të përcillet në nivel nacional tek 887 nëndegët tona në Kosovë e në Mërgatë nga tani deri në fushatë. Lidhja po vjen e organizuar, e reformuar, e unifikuar dhe e gatshme për betejën përpara.”, thuhet tutje.
“Prandaj, ‘Rrugën e Re’ le ta bëjmë bashkë!”, theksoi LDK./Arbresh.info/
Trumpi thotë se takimi me Putinin po organizohet
Media italiane: Shqipëria mes destinacioneve evropiane që nu...
Austri, mijëra protestues kundërshtojnë formimin e një qever...
Ish-lideri skocez: Elon Musk është një nga njerëzit më të rr...
Kurti mbledh ministrat
Pacolli uron një të premte të këndshme nga Dubai