Google ADS

Zgjedhjet nuk po shihen si opsion për të dalur nga kriza politike

00:17 | 11 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Analistët kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike.

Analisti Imer Mushkolaj thotë se zgjidhja me e lehtë e momentit do të ishte shkuarja në zgjedhje.

“Haradinaj po e synon postin e Presidentit pasi futja e PDK-së në qeveri do t’ia humbiste rolin AAK-së. Marrja e njërës prej tri pozitave do ta fuqizonte edhe AAK-në”, deklaroi Mushkolaj në Debat Plus.

Nga ana tjetër, ish-deputeti Visar Ymeri thotë se qeveria gjithëpërfshirëse do të ishte zgjidhja me e mirë e momentit edhe pse thotë se do të ishte vështirë e realizueshme.

Megjithatë Ymeri thotë se edhe nëse shkohet në zgjedhje të reja, problemi i presidentit do të përcillej edhe në legjislaturën e ardhshme.

Vehbi Kajtazi thotë se zgjedhja e presidentit do t’i jepte një zgjidhje krizës politike.

Por ai thotë se edhe nëse dështon zgjedhja e presidentit dhe shkohet në zgjedhje procesi i konsolidimit të institucioneve do të merrte mjaft kohë.

Ernest Luma është i mendimit se problemi është te Kuvendi i Kosovës e jo te zgjedhje e presidentit.

“Mendoj se nuk është e palogjikshme që pos zgjedhjes së presidentit të ketë edhe zgjedhje të reja parlamentare. Por këta njerëz që formojnë koalicione duhet ta kenë parasysh që më mos të ndërtojnë koalicione të dobëta”, tha Ernest Luma.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme