Lista Serbe, e cila dirigjohet nga Beogradi, nuk ka pranuar të marrë pjesë në zgjedhjet e 23 prillit të cilat mbahen në 4 komunat veriore të Kosovës. Ndërkohë në pjesën veriore të vendit, ndonëse zyrtarisht ka nisur fushata, ende nuk shihet atmosferë zgjedhjeje pasi partitë pjesëmarrëse në zgjedhje nuk kanë nisur ende aktivitetet parazgjedhore.
Sipas njohësit amerikan të çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, këto zgjedhje janë një çështje e vështirë pasi, siç u shpreh ai, në njërën anë duhet krijuar kushte të qëndrueshme dhe të lira për zgjedhje, derisa në anën tjetër komunat kanë nevojë për përfaqësues legjitimë.
Ndonëse zyrtarisht fushata zgjedhore për katër komunave veriore ka nisur më 4 prill, atmosfera zgjedhore nuk po vërehet siç ndodh rëndom në vendin tonë.
Subjektet politike, të certifikuara për pjesëmarrje në këto zgjedhje, tri shqiptare, PDK, VV dhe Iniciativa Qytetare Mitrovica si dhe dy serbe, deri më tani nuk kanë njoftuar mediet për ndonjë tubim zgjedhor me mbështetësit e tyre.
RTK ka kontaktuar përmes telefonit disa nga kandidatët për kryetar komune, për t’i pyetur nëse janë duke zhvilluar takime me qytetarë në kuadër të fushatës zgjedhore. Ata thanë se nuk kanë organizuar akoma tubime dhe se nuk mendojnë të bëjnë një gjë të tillë, derisa disa prej tyre preferojnë të shpalosin programin përmes rrjeteve sociale.
Fushata zgjedhore në këto komuna do të zgjasë deri më 21 prill, derisa në komuna nuk janë parë as banerë me fotografi të kandidatëve sikurse në të kaluarën. Por, njohësi amerikan i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, thotë se zgjedhjet në veri janë një çështje e vështirë. Sipas tij, në njërën anë duhet krijuar kushte të qëndrueshme dhe të lira për zgjedhje, derisa në anën tjetër komunat sipas tij, kanë nevojë për përfaqësues legjitim.
Serwer ka thënë se Beogradi duhet të bëjë përpjekje maksimale për t’i qetësuar gjërat në veri, por sipas tij, sigurisht që kjo mund të sjellë ndërhyrjen e tij tradicionale të pajustifikuar në procesin zgjedhor.
“Idealisht, Beogradi do të duhej të bashkëpunonte me Prishtinën për rivendosjen e ligjit dhe rendit në veri, tërheqjen e forcave klandestine serbe të sigurisë dhe partnerëve të tyre të krimit të organizuar që funksionojnë atje dhe për t’u mundësuar forcave të Policisë së Kosovës të marrin kontrollin. Por asgjë nga këto nuk duket të jetë e mundur”, ka thënë Serwer për transmetuesin publik.
Sa i përket situatës politike në vend, Serwer thotë se Kosova është një demokraci e gjallë, por që po përballet me sfida të vështira: ekonomia ka nevojë për më shumë investime dhe vende pune, sistemi gjyqësor ka nevojë ende për ta luftuar korrupsionin dhe pjesa e popullsisë serbe duhet të bindet se mund të lulëzojë pa lidhjet politike me Beogradin.
Në zgjedhjet e 23 prillit, Partia Demokratike e Kosovës garon me katër kandidatë për kryetar komune. Në Leposaviq me Albulena Behluli Hetemi, në Zubin Potok me Izmir Zeqirin, në veçan me Ilir Pecin dhe në Mitrovicë të Veriut me Taulant Kelmendin.
Lëvizja Vetëvendosje, gjithashtu ka paraqitur 4 kandidatë. Në Leposaviq, Lulzim Hetemi, në Zubin Potok, Flatron Hasani, në Zveçan, Fetah Pecin dhe në Mitrovicë të Veriut, Erden Atiq.
Iniciativa Qytetare Mitrovica garon vetëm në Mitrovicë të Veriut me kandidatin e saj Betim Osmanin.
Nga subjektet politike serbe, Partia e Serbëve të Kosovës garon vetëm në Leposaviq me kandidatin Aleksandër Jabllanoviq, ndërsa Sladjana Pantoviq është certifikuar si kandidate e pavarur në zgjedhjet për kryetare të komunës së Zveçanit.
Ndërkohë, në këto zgjedhje ka refuzuar të marrë pjesë partia më e madhe serbe në Kosovë, Lista Serbe.
Spiropali: Kosova meriton anëtarësimin në BE
Konjufca: Kjo seancë duhet të shihet që Kosova dhe Shqipëria...
Nis seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe ...
Llapi-Dukagjini, duel për t’i ikur fundit ta tabelës
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...