Në veri të Mitrovicës janë hapur qendrat e votimit në ora 7:00 të mëngjesit, dhe vërehet numër i vogël i qytetarëve të cilët kanë dalë për të votuar në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare të 6 tetorit. Ata deri tani po votojnë me letërnjoftime të Republikës së Kosovës.
Në tre komunat veriore të vendit, Zveqan, Leposaviq dhe Zubin Potok, janë hapur qendrat e votimit me kohë, ndërsa gjithçka është duke shkuar sipas parashikimeve dhe nuk ka pasur ndonjë parregullsi.
Ndryshe, në shtatë qendrat e votimit në veri të Mitrovicës, 22 mijë e 457 votues do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre legjitime për të votuar.
Ndërsa, në komunën e Leposaviqit, të drejtë vote kanë 17 mijë e 993 qytetarë, të cilët mund të votojnë në 18 qendra të votimit me gjithsej 31 vendvotime.
Në Zveqan të drejtë vote kanë 9 mijë e 209 persona, qendra të votimit janë 7, ndërsa vendvotime 13, si dhe në Zubin Potok, të drejtë vote kanë 8 mijë e 528 qytetarë, ndërsa numri qendrave të votimit është 12 dhe i vendvotime 16.
Numri total i votuesve në katër komunat veriore është 58 mijë e 187, i qendrave të votimit 44, ndërsa i vendvotimeve 87.
Në anën tjetër, edhe në jug të Mitrovicës 28 qendrat e votimit me gjithsej 104 vendvotime janë hapur me kohë dhe gjithçka është duke shkuar sipas parashikimeve, ndërsa 80 mijë e 606 votues do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.
Kosova dhe SHBA-ja do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Str...
Pacolli reagon pas vizitës në Çabiq: Nëse dikush i ka lënë n...
U raportuan të shtëna me armë zjarri në magjistralen Prishti...
Zhduket një grua në Ferizaj
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjet...