Zgjedhja e presidentit të ri amerikan do të ndikojë anë e mbanë globit, e gjithsesi se do të ndikojë edhe në Kosovë, në politikë ose në një mënyrë tjetër.
Deri tani, sipas raportimeve në media amerikane, kandidati republikan Donald Trump kryeson me 277 vota elektorale, ndërsa Kala Harris pas tij me 226 vota.
Shtetet të Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë ndikim të madh në Ballkanin Perëndimor, rol kyç këtu bën edhe Kosova, raporton Arbresh.info.
Sipas analistit, Dritëro Arifi, varësisht se kush do të fitojë në SHBA, qëndrimi për Kosovën nuk do të ndryshojë shumë apo fare hiq.
Ai thotë se politika e jashtme amerikane e ka një kohezion dhe vizion mbi këtë çështje.
“Por ajo çfarë do të ndryshojë është qëndrimi ndaj kësaj qeverie, apo individëve brenda qeverisë së Kosovës, dhe këtë nuk e përjashtoj edhe nëse fiton Kamala Harris, pasi me demokratët kjo qeveri për katër vite nuk ka arritur të gjejë një gjuhë të mirëkuptimit, është një mëkat i madh edhe për qeverinë, por më shumë për shtetin e Kosovës, duke e ditur trashëgiminë profesionale dhe emocionale, pra lidhshmëria e Kosovës duke fillu nga presidenti, sekretari i shtetit e kështu me radhë është një elitë politike që demokratët kanë lidhje emocionale dhe profesionale me Kosovën”, thotë analisti për Arbresh.info
Sipas tij Qeveria e Kosovës nuk e ka kuptu dhe as nuk ka dashur të zgjidh ndonjë çështje apo ndonjë thellim të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Mendoj që me ardhjen në pushtet të Kamala Harris, do të vështirësohet edhe më shumë frymëmarrja e kësaj qeverie, sepse ata presin zbatim të marrëveshjes që në shkurt, më 10 shkurt realisht, nëse vazhdon qeveria Kurti 3. Me ardhjen në pushtet të Donald Trump, po besoj është e paimagjinueshme për shumë individë brenda qeverisë, do të ketë lëvizje shumë të fuqishme. Për Trump nëse nuk ka zbatim të marrëveshjes, këtu nuk ka hapësirë fare as për mendim, as për manovrim e as për asgjë sepse i kanë pasur katër vite dhe nuk e kanë shfrytëzuar. Me Trump gjithçka mund të jetë e paparashikuar”, thekson Arifi.
Ai mendon se kësaj qeverie i ka ikur treni, dhe se jemi shumë vonë për të reaguar, po shpresojmë që rrethanat mund të favorizohen por shoh një hapësirë shumë të ngushtë, dhe shton se cilido që të vjen në pushtet, për qeverinë Kurti 3 nëse do të jetë në pushtet do të jetë e vështirë politikbërja në këto rrethana të cilat janë.
Nga ana tjetër, analistja Afërdita Maliqi, thotë se Kosova e ka pas mbështetjen e SHBA-së edhe në kohën e demokratëve dhe të republikanëve.
“Në kohën e Bill Klintonit- demokrat është bombarduar Serbia dhe është çliruar Kosova, ndërsa në kohën e republikanëve (presidenti Bush) është shpallur pavarësia e Kosovës. Pra ata kanë pas qasje të njëjtë ndaj vene, por qeveritë tona duhet t’i ruajnë këto raporte, që fatkeqësisht qeveria Kurti nuk ka investuar në këto raporte”, thotë Maliqi.
Sipas Maliqit me ardhjen e Trump në krye të ShBA-ve mund ta ndryshoj frymën e votuesit te ne, në zgjedhjet e 9 shkurtit, për shkak se të gjithë jemi dëshmitarë të raporteve mes Kurtit dhe Grenell.
Ndryshe të martën në SHBA, u mbajtën zgjedhjet.
Dhe sipas parashikimet aktuale, rruga e zëvendëspresidentes Kamala Harris drejt fitores po tkurret.
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka 266 vota elektorale dhe Harris ka 188 vota elektorale, raporton CNN, transmeton Klan Kosova. Kjo do të thotë që Trumpi duhet të fitojë vetëm katër vota elektorale për të fituar presidencën.
CNN ka parashikuar që Trump do të fitojë disa shtete kyçe të fushëbetejës – duke përfshirë Karolinën e Veriut, Gjorgjinë dhe më e rëndësishmja, Pensilvaninë.
Dhe në rast se zgjidhet Trump, ai do të bëhet presidenti i 47-të i SHBA-ve./Arbresh.info/Kujtesë Berisha/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...