Zgjedhjet në SHBA: Kreu i Grupit për Çështjet Shqiptare, Engel, drejt një posti të fuqishëm

07:49 | 7 Nëntor 2018
Arbresh.info

“Demokratët duket se e realizuan planin e tyre minimal në zgjdhjet e 6 nëntorit, duke ua marrë Republikanëve Dhomën e Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan,” bëri të ditur gazeta Illyria, që botohet në SHBA.

Pak pas mesnatës, Presidenti Donald Trump i telefonoi kryetares së Demokratëve në Kongres, Nancy Pelosi për t’i uruar fitoren. Por, një lajm i mirë për shqiptarët mund të vijë me këto zgjedhje, – komenton gazetari Ruben Avxhiu. – Tani që demokratët morën shumicën, bashkëkryetari i Kaukusit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin Amerikan, kongresisti Eliot Engel është i pari në radhë për t’u emëruar në postin e fuqishëm të Kryetarit të Komitetit të Punëve të Jashtme.

Po ashtu, rezultati i zgjedhjeve, sjell edhe disa fakte interesante: Dy herë kandidati për President në SHBA, Mitt Romney u zgjodh Senator i Shteteve të Bashkuara nga Utah.

Qyteti i Nju Jorkut, humbi edhe kongresistin e vetëm republikan që i kishte mbetur: veterani i Ushtrisë Amerikane, demokrati Max Rose sapo ka mundur kongresistin Dan Donavan, nga Staten Island.

Republikani Greg Pence, vellai i madh i zv-Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, u zgjodh në Kongresin Amerikan nga distrikti i 6, në Indiana.

Rashida Tlaib 42-vjeç, demokrate, e cila fitoi sonte, në Michigan, u bë kongresistja e parë myslimane, në historinë e Amerikës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme