Serbia sot mban zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare e lokale.
Rreth 6.5 milionë banorë të vendit fqinj do të mund ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar prej orës 07:00 deri në 20:00, në 8.273 qendra votimi.
Në këto zgjedhje marrin pjesë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, teksa partitë politike atje kësaj radhe kandidojnë me dy lista: “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon” që udhëhiqet nga Shaip Kamberi dhe “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar” e Shqipërim Arifit.
Kryetari i Komisionit Zgjedhor të Serbisë, Vlladimir Dimitrijeviq, në një deklaratë për media ka thënë se të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë.
Ndërkohë, serbët e Kosovës qysh në orët e para të mëngjesit janë nisur drejt Serbisë për të votuar, pasi Qeveria e Kosovës nuk ka lejuar mbajtjen e këtyre zgjedhjeve në vendin tonë.
Kryeministri Kurti ka kërkuar që shteti i Serbisë t’i bëjë kërkesë të drejtpërdrejtë qeverisë së Kosovës për lejimin e mbajtjeve të zgjedhjeve, por autoritetet në Beograd kanë refuzuar një gjë të tillë, duke pasur parasysh se nuk e njohin pavarësinë e Kosovës./rtk
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...
Dua Lipa fejohet me Callum Turner
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media