Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka reagaur lidhur me zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut.
Sipas tij, sikur shqiptarët të bëheshin bashkë, me një kandidat, ata sot do të ishin në balotazh.
“Do të ishte rezultat historik.”, u shpreh Abdixhiku.
“Në këtë ndarje, Kryeministri popullist i Kosovës dhe gjithë aparati qeveritar i tij, u bënë akter aktiv. Nga zyra e Kryeministrisë, Kosova, institucionet e Republikës, në vend të përpjekjes për përbashkim, bënë atë që dijnë të bëjnë mirë – të përçajnë e ndajnë! Bënë fushatë, bënë propagandë, ndotën njërin kandidat, për të përfunduar megjithatë në fund me rezultat katastrofal.”, shkroi ai.
Ndër të tjera, kreu i LDK-së tha se fituesit i uroj që pavarësisht sulmeve institucionale nga Kosova, ruajtën maturinë.
“Ruajtën Kosovën. Humbësit, le të shikojnë nga përfaqësuesit e vet që u shndërruan në instrumente populliste të një partie polarizuese që përveç terr e përplasje – nuk di tjetër.”, tha ai.
Ai tha se Kosova duhet t’i rikthehet politikës unifikuese e përafruese mbarëshqiptare.
“Kosova, duhet t’i rikthehet politikës unifikuese e përafruese mbarëshqiptare! Kaq duhet të jetë roli ynë normal! Të ndihmojmë jo të ndajmë. Rikuperimin e përplasjeve me shqiptarët në Maqedoni, Shqipëri e Luginë, do ta bëjmë me plot kujdes e përkushtim!”, tha ai.
Ndryshe, kandidati i Frontit Evropian, Bujar Osmani nga 80% e vendvotimeve të numëruara në gjithë Maqedoninë, ka arritur të sigurojë 101.839 vota ose 14.26%./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...