Zgjedhjet e brendshme në Partinë Demokratike të Kosovës sa më herët të ndodhin, aq më mirë.
Kështu vlerësojnë individë të caktuar partiakë dhe njohës të rrethanave politike në vend, derisa kërkohet që të mos rrezikojnë me “eksperimentime” sa i përket zgjedhjes së lidershipit të saj.
Pas transferimit të liderit të kësaj partie, Kadri Veselit, në Dhomat e Specializuara në Hagë, në PDK ushtrues detyre është Enver Hoxhaj.
Faton Abdullahu, i PDK-së paralajmëron zgjedhje brenda partisë, por nuk saktëson nëse këto do të ndodhin para apo pas zgjedhjeve lokale.
“Pra, duhet të ketë zgjedhje të brendshme. E ajo çka mundem me thënë unë si i inkuadruar në këtë strukturë është që PDK, ka me ndryshu shumë në aspektin kadrovik edhe atë ideor, pra do të ketë ide të reja dhe kuadro të reja, kështu siç është nuk është mirë. PDK-ja, ka humbur në zgjedhje, PDK është duke reflektu dhe është e vetëdijshme që duhet me ndërmarr diçka në mënyrë që të konsolidohet dhe tu del votuesve, simpatizantëve përpara. Unë personalisht mendoj që sa ma herët aq ma mirë”, vlerëson Abdullahu.
Ai tregon edhe nëse do të ketë ndonjë kundër kandidat ud aktual, Enver Hoxhaj, që pritet të jetë edhe kandidat zyrtar për kryetar të partisë.
“Nuk ka ndonjë kundër kandidat për Enver Hoxhaj, tash për tash. Unë mendoj që z. Hoxhaj është i përshtatshëm për të krijuar balance dhe është pikërisht aty për të kriju balance”, deklaron Abdullahu.
Sipas ligjëruesit universitar, Nexhmedin Spahiu, pavarësisht se themeluesit e kësaj partie janë në Hagë, Enver Hoxhaj e ka mbajtur mirë partinë.
“Prandaj nuk besoj që ka nevojë për me ndryshu në lidership edhe me rreziku, e me ba eksperimente tjera, kur dikush është një figurë e suksesshme”, vlerëson Spahiu.
Partia Demokratike e Kosovës që për shumë vite ka qeverisur me vendin pësoi një tronditje kur themeluesit e saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi u morën nga Dhomat e Specializuara në Hagë në lidhje me veprimtarinë e tyre gjatë luftës në Kosovë, sa ishin drejtues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pak muaj pas këtyre zhvillimeve, Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 arriti të marrë mbi 17% të votave, duke siguruar 19 mandate në Kuvendin e Kosovës./S.D/arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...