Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi thotë se shqiptarët në Mal të Zi këtë të diele gjenden përballë mundësisë së zgjedhjes së përfaqësuesve të tyre në institucionet shtetërore të shtetit mik të Kosovës.
Thaçi, thotë se lista Shqiptare është zgjedhja e duhur për ta vazhduar punën në të mirë të shqiptarëve dhe në drejtim të anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian, raporton arbresh.info.
Ai, u ka bërë thirrje gjithë shqiptarëve në Mal të Zi që masivisht të dalin në zgjedhje
“Prandaj, duke njohur punën e tyre të vyer në të mirë të interesave kombëtare, edhe sot u bëj thirrje të gjithë bashkëkombësve tanë në Mal të Zi që të dalin masivisht në zgjedhje për ta mbështetur Listën Shqiptare, në mënyrë që ta avancojnë përfaqësimin e tyre politik dhe ta sigurojnë ecjen përpara të Malit të Zi drejt së ardhmes euroatlantike, si pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, ka shkruar Thaçi në Facebook./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Këtë të diel, shqiptarët në Mal të Zi gjenden përballë mundësisë së zgjedhjes së përfaqësuesve të tyre në institucionet shtetërore të shtetit mik të Kosovës. Komuniteti shqiptar në Mal të Zi ka qenë gjithmonë faktor stabiliteti dhe ka luajtur rol konstruktiv e kontribut -dhënës në rrugën e integrimit euroatlantik të tij.
Prandaj, duke njohur punën e tyre të vyer në të mirë të interesave kombëtare, edhe sot u bëj thirrje të gjithë bashkëkombësve tanë në Mal të Zi që të dalin masivisht në zgjedhje për ta mbështetur Listën Shqiptare, në mënyrë që ta avancojnë përfaqësimin e tyre politik dhe ta sigurojnë ecjen përpara të Malit të Zi drejt së ardhmes euroatlantike, si pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Lista Shqiptare është zgjedhja e duhur për ta vazhduar punën në të mirë të shqiptarëve dhe në drejtim të anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian. Çdo kontribut i dhënë për avancimin e agjendës evropiane të Malit të Zi e çon përpara bashkimin e të gjithë shqiptarëve në familjen e madhe evropiane. HTH
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...