Partitë politike në vend duket se do të ndryshojnë strategjinë e deri tashme për zgjedhje.
Paralajmërimi për publikimin e emrave të kandidatëve për kryetarë komunash një vit më herët, po shihet si një taktikë e re për matjen e votave në publik.
Në këtë mënyrë partitë në vend do të shohin pëlqimin e votuesve, thotë analisti i çështjeve politike në vende, Mazllum Baraliu.
Në një deklaratë për arbresh.info, Baraliu thotë se kjo do të jetë edhe një betejë politike për zgjedhjet e ardhshme dhe përforcim të pozicioneve për nivelin qendror.
“Po patjetër është një taktik politike dhe një strategji që ata po dëshirojnë të jenë sa më të përgatitur ta marrin pushtetin dhe kjo është diçka që edhe i përgatit e i dallon njerëzit që ata mendojnë se do të tërheqin sa më shumë vota. Ju e din se Vetëvendosja e ka paralajmëruar se do ti kenë më së paku 15 komuna. Është një betejë politike për zgjedhjet ardhshme dhe përforcim të pozicioneve për nivelin qendror”.
Ndonëse kjo strategji është e mirëseardhur për ta, Baraliu ka një kritik për partitë politike.
“Është politikë dhe për pushtet fatkeqësisht. Asnjë nga partitë nuk është e interesume të punojnë për qytetarin dhe për zhvillimin ekonomik. Kemi një klasë politike të papërgjegjshme që po vazhdon të përfitoj për veti, por jo për shtet e për qytetarë”.
Se kjo metodë e re do të jetë në dobi të partive politike e thotë edhe Allen Meta nga Instituti Demokraci për Zhvillim.
“Zakonisht, publikimi i emrave ka te bëjë me matjen e opinionit publik, dhe të matjes së përkrahjes ndaj emrave të caktuar në të gjitha partitë politike”, ka thënë Meta për arbresh.info.
E para se të shkojmë në zgjedhje, partitë politike do të duhej ta shtyjnë përpara edhe reformën zgjedhore, thotë Meta.
Sipas tij sa më parë do të duhej të bëhen ndryshimet ligjore te reformës zgjedhore.
“Duke qenë se tash e një kohë të gjate, është duke u shtyrë me ose pa qellim reforma zgjedhore, besoj që para se gjithash është e domosdoshme që të shtyhet përpara reforma zgjedhore. Që nga 2011’ta kur është bërë puna e përbashkët për reformë zgjedhore dhe që nga krijimi i komisionit për reformë zgjedhore nuk është parë ende ndonjë progres sa i përket kësaj çështjeje. Kështu që besoj se është shumë me rëndësi që sa më parë të aprovohen ndryshimet ligjore të reformës zgjedhore, dhe zgjedhjet e ardhshme të na gjejnë të reformuar në këtë aspekt”.
Kujtojmë se zgjedhjet lokale do të mbahen në tetor të vitit të ardhshëm, ndonëse kanë mbetur edhe 12 muaj deri në zgjedhje, disa parti kanë paralajmëruar se nga tash do t’i bëjnë publike emrat e kandidatëve./V.Selimi/arbresh.info/
Kosova dhe Shqipëria mbledhje të përbashkët Kuvendi, publiko...
Rina Balaj thumbon Butrint Imerin: Është i mbivlerësuar
Gresa e imiton Drilonin se si e përqafoi Saren për herë të p...
Operacion i EUROPOL dhe SPAK: Nëntë të arrestuar, konfiskohe...
Nesër prezantohet qasja e Qeverisë për Programin për Paranda...
“Edhe ky shumë dyfytyrësh” – Për cilin banor e ka fjalën Xhe...