Shumicës së krerëve të komunave në vend u përfundon mandati katërvjeçar viti që vjen.
Por edhe përkundër gjendjes aktuale me pandeminë, zgjedhjet lokale do të mbahen ashtu siç janë të përcaktuara me legjislacionin në fuqi, tha Sazan Ibrahimi, kryetari i Asociacionit të Komunave.
Por Ibrahimi shpreson që vaksina të mbërrijë në Kosovë brenda tre mujorit të parë të vitit 2021, në mënyrë që t’i kthemi jetës normale.
“Ne shpresojmë dhe besojmë që situata me pandeminë do të vije fundi dhe është premtuar nga Qeveria që edhe vaksina të mbërrijë në tre mujorin e parë të vitit 2021 dhe besojmë që Covidi do të mbarojë dhe do t’i kthehemi jetës normale. Zgjedhjet lokale do të mbahen ashtu siç janë të përcaktuara edhe me legjislacionin në fuqi dhe shpresojmë që do të kemi vetëm rezultate të mira”.
Ai ka thënë se pandemia ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike. Ibrahimi theksoi se kryetarët e komunave kanë bërë maksimumin që të ndihmojnë bizneset.
“Pandemia ka shkaktuar dëme ekonomike. Mirëpo edhe gjatë takimeve që kemi pasur me nivelin qendror jemi munduar që ta gjejmë një mes të artë ku do të ruhet edhe shëndeti publik, por edhe ai ekonomik në mënyrë që të shkohet paralel. Kryetarët e komunave kanë bërë maksimumin që t’i ndihmojnë bizneset. Edhe iniciativat e komunave që të përkrahin bizneset kanë qenë të mirëseardhura”.
Ibrahimi theksoi se mësimi do të vazhdojë njëjtë edhe në gjysmë vjetorin e dytë.“Kolegjiumi i arsimit në kuadër të AKK-së ka qenë dhe do të jetë një urë lidhëse ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal sa i përket arsimit parafillor, fillor dhe të mesëm. Shpresojmë që një bashkëpunim i tillë do të ndodhë edhe në të ardhmen dhe besojmë se mësimi ashtu siç ka qenë deri më tani do të zhvillohet edhe në gjysmë vjetorin e dytë”.
“Nuk ka pasur përqindje të lartë infektuarve nëpër shkolla. Ka qenë sukses dhe fillim viti i hapjes së shkollave në këtë periudhë dhe besojmë që një gjë e tillë do të ndodhë edhe në të ardhmen”.
Sipas Ibrahimit, situata me pandeminë ka bërë që mjetet nga të hyrat vetanake të transferohen vitin e ardhshëm në buxhetin e Kosovës.
“Insistojmë tri grante qeveritare. Granti i përgjithshëm, për arsim dhe granti për shëndetësi. Këto janë formulat nëpër të cilat shpërndahen granti në nivelin lokal. Niveli lokal ka edhe të hyrat vetanake. Duke marrë parasysh situatën me pandeminë duhet ta kemi të qartë që mjetet të cilat hyjnë nga të hyrat vetanake mund të transferohen edhe nëse nuk janë harxhuar edhe vitin e ardhshëm”.
Mirëpo nëse nuk harxhohen mjetet që vijnë nga niveli qendror nga grante qeveritare atëherë Qeveria e ka mundësi që mjetet e paharxhuara nga grante qeveritare t’i rikthejë në buxhetin e Kosovës”./EO
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit