Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Albin kurti i cili tha se është interesuar që të diskutojë me subjektet politike lidhur me datën e përshtatshme për zgjedhjet parlamentare në Kosovë.
LDK-ja em anë të një reagimi ka kërkuar dorëheqjen e Kurti dhe më pas shpërndarjen e Kuvendit, shkruan Arbresh.info.
“LDK-ja është e gatshme të kërkojë besim qytetar, e gatshme të marrë përgjegjësinë para sfidave, e gatshme të implementojë “Rrugën e Re” si program zhvillimor, të djathtë e euroatlantik. Për këtë, duhet dorëheqja e Kryeministrit, si rruga e duhur drejt shpërbërjes së Kuvendit dhe shkuarjes në zgjedhje të parakohshme. Dorëheqja, më pas shpërbërja dhe në fund data. Ky është rendi i gjërave.”, thuhet në reagimin e kësaj parite./Arbresh.info/
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale