Kosovarët pritet të votojnë në zgjedhjet e parakohshme në fund të muajit të ardhshëm, ose fillimin e 30 ditëshit pasues.
Klan Kosova mëson se 28 maji ose 4 qershori janë datat kur qytetarët besohet se do të mësyjnë kutitë elektorale për të shfaqur preferencat e tyre politike.
Këtij zhvillimi të madh për vendin i paraprinë një tjetër ngjarje e rëndësishme. Kjo ka të bëjë me prishjen e koalicionit aktual qeverisës.
Burime të televizionit thonë që krytari i PDK-së Kadri Veseli dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa i japin fund bashkëpunimit të tyre më 25 prill. Një ditë më parë, pra më 24 prill, çështja e demarkacionit pritet të jetë në rend dite, në punimet e Kuvendin të Republikës së Kosovës, pasi kështu do të vendosë Kryesia, gjatë kësaj jave.
Rezultati i votimit të marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi, nuk e paracakton fatin e koalicionit, i cili, siç bën me dije ky burim, prishet menjëherë, një ditë më pas. Kjo nënkupton edhe shpërndarjen e menjëhershme të parlamentit.
Sapo të bëhet zyrtare prishja e koalicionit, cështja e caktimit të datës për zgjedhjet e parakohshme i kalon presidentit. Ky, sipas dispozitave, cakton datën e zgjedhjeve të reja, e cila, në opsionin më të largët duhet të jetë 45 ditë pas shpërndarjes së Kuvendit.
E llogaritë matematikore thonë që në rast se koalicioni prishet me 25 prill, atëherë, zgjedhjet, më së voni, duhet të mbahen deri të dielën e 4 qershorit, pasi çfarëdo date tjetër e mëvonshme, është jashtë kornizave kushtetuese për votime të parakohshme nacionale.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...