Zgjedhjet e parakohshme duket të jenë punë e kryer, pasi këtë përveç opozitës është duke e dashur edhe partia më e madhe në pushtet, PDK, dhe atë në koordinim edhe me presidenin e vendit, Hashim Thaçi.
Mocioni i mosbesimit për Qeverinë i iniciuar nga partia e Fatmir Limajt, po del të jetë i koordinuar mirë, dhe me shumë gjasë do të dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme, të cilat do të mbahen një vit para afatit ligjor.
Gazeta Metro ka mësuar se në PDK, vendimi për zgjedhje të parakohshme tanimë është marrë, pavarësisht faktit se kjo po vazhdon të mbahet e fshehtë.
Presidenti, Hashim Thaçi, dje në media deklaroi se te partnerët e koalicionit nuk ka disponim për zgjedhje të parakohshme. Në fakt, ai deklaroi të kundërtën me atë që në një takim sekret u ka thënë disa personaliteteve të rëndësishme në PDK.
Mësohet se në takim, Thaçi u ka thënë atyre, se vendimi është marrë dhe vendi shkon në zgjedhje të parakohshme, të cilat do të mbahen në muajin qershor të këtij viti. Ky takim është zhvilluar me qëllimin për t’u qartësuar rreth kësaj çështje, pasi edhe pse është vërejtur në PDK një frymë pro zgjedhjeve të parakohshme, kjo situatë ka qenë disi e turbullt.
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, po shpreson që ta qoj mandatin e tij deri në fund, por si duket atij do t’i përfundoj mandati një vit me herët.
Gjithashtu edhe nga Komisionin Qendror i Zgjedhjeve thonë se janë të gatshëm t’i organizojnë zgjedhjet kurdo që ato shpallen.
Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, ka deklaruar kohë me parë se institucioni që ajo drejton është i gatshëm të organizojë zgjedhjet e parakohshme eventuale.
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...