BE: Zgjedhjet e balotazhit u karakterizuan me një konkurrencë të fortë

11:11 | 21 Nëntor 2017
Arbresh.info

Misioni i vëzhguesve të BE-së ka vlerësuar se zgjedhjet e balotazhit u karakterizuan nga një konkurrencë e fortë.

Sipas këtij misioni, zgjedhjet u zhvilluan përgjithësi në frymë paqësore dhe demokratike, shkruan arbresh.info.

Shefi i misionit, Alojz Peterle, në një konferencë për media ka thënë se janë zhvilluar bisedime të shumta për bashkëqeverisje para mbajtjes së rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale, duke bërë kështu që edhe konkurrenca të jetë e fortë.

“Këto ishin zgjedhje me një konkurrencë shumë të fortë, për shembull garuesit u përfshinë në bisedime intensive për bashkëqeverisje. Shumica e komunave më të mëdha votuan në rrethin e dytë të zgjedhjeve. Zgjedhjet ishin shumë konkuruse, ka pasur edhe tensione por atmosfera e përgjithshme ishte e qetë”, ka thënë Peterle.

Ai ka shtuar se në ditën e balotazhit, 292 vëzhgues të BE-së vizituan vendvotimet gjithandej nëpër Kosovë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme