Befasi të shumta u regjistruan dje në zgjedhjet lokale në Kosovë. Si duket më shumë se gjyma e komunave të Kosovës do t’i kthehen prapë kutive të votimit pasi qytetarët nuk janë përcaktuar në numër të mjaftueshëm për t’i besuar një kandidati.
Në balotazh pritet të shkojnë 21 komuna, ndërsa në 17 komuna kemi ndërrim të kryetarëve, shkruan arbresh.info.
Lista Serbe, është fituesja e këtij rundi të zgjedhjeve, e cila fitoi nëntë komuna nga 10 sa garonte.
Listën e vazhdon Partia Demokratike e Kosovës e cila në këto zgjedhje fitoi pa balotazh në Skenderaj, Mitrovicë, Ferizaj, Kaçanik e në Han të Elezit.
Ndërsa, në vendin e tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës e cila ka fituar në Pejë e Lipjan, ndërsa po aq komuna sa LDK-ja ka edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila arriti ta mbajë pushtetin në Suharekë e Deçan.
Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur që ta mbajë asnjë komunë në të cilën ajo qeveriste.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 21 komuna do të shkojnë në balotazh, mes tyre të gjitha komunat e mëdha përveç Mitrovicës e Pejës.
Në Prishtinë gara për balotazh do të jetë mes Arben Vitisë së Lëvizjes Vetëvendosje dhe Përparim Ramës së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Garë në balotazh do të ketë edhe në Podujevë, ku momentalisht është duke prirë kandidati i LDK-së, Ekrem Hyseni ndërsa i dyti është Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje.
Në dy komuna që konsideroheshin bastione të LDK-së, Fushë Kosova dhe Gjilani, do të jenë në garë me Lëvizjen Vetëvendosje.
Në Fushë Kosovë, Burim Berisha do të ketë përballë në balotazh Enver Bajçincën e VV-së ndërsa Alban Hyseni i prin garës në Gjilan ndaj Lutfi Hazirit.
Balotazh LVV-LDK do të ketë edhe në qytetin e Vitisë.
Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur ta fitojë Prizrenin pa balotazh. Në garën e balotazhit, VV-ja do ta ketë përballë Shaqir Totajn dhe Partinë Demokratike të Kosovës.
LDK-ja do të jetë në balotazh edhe në komunën e Junikut, ku në garë do të jetë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
NISMA Socialdemokrate nuk ka arritur ta fitojë atë që njihej si bastion i saj, Malishevën. Në këtë komunë, NISMA do të jetë në garë me Partinë Demokratike e Kosovës.
Qëndron Kastrati i Partisë Socialdemokrate do ta ketë përballë ish partinë e tij, Vetëvendosjen në garën për balotazh në Kamenicë.
Balotazh do të ketë edhe në Obiliq, Viti, Kaçanik, Shtime, Rahovec, Gjakovë, Dragash, Istog, Vushtrri, Drenas, Kllokot dhe Junik.
Shiko rezultatin KËTU
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...