Institucionet e vendit duhet të formohen gjatë kësaj jave, ose vendi të shkoj në zgjedhje. Kështu thonë njohës të çështjeve politike në vend.
Njohësi i çështjeve politike, Haki Abazi thotë se kanë kaluar të gjitha afatet ligjore për formimin e institucioneve të vendit. Me bllokimin e konstituimit të Kuvendit, sipas tij Kosova është duke humbur shumë në të gjitha aspektet.
“Është krizë totale dhe kjo duhet të tejkalohet në të mirën e vendit. Të gjitha afatet kohore janë tejkaluar dhe shteti është duke humbur shumë në të gjitha aspektet dhe pasojat janë të rënda, sidomos në funksionimin e institucioneve dhe investimet”, thotë Abazi për Arbresh.info”.
Sipas tij, ky ngërç po e bën Kosovën një vend të krizës dhe jo stabilitetit.
Abazi beson se brenda kësaj jave do të dihet nëse do të formohen institucionet ose vendi do të shkoj në zgjedhje të reja.
“Kosova po shihet si vend jo stabil dhe i krizës. Mendoj që brenda tri ditëve do të merret vesh nëse do të ketë mundësi formimi të institucioneve apo do të shkohet në zgjedhje të reja. Preferenca ime është që të ketë qeveri tranzicionale me marrëveshje politike ndërmjet partive shqiptare me formulën 2+1+1 AAK VV LDK , e cila formulë rregullon edhe proporcionin dhe mandatet në parlament dhe qeveri”, shprehet ai.
Ndërsa njohësi tjetër i çështjeve politike, Donik Sallova thotë se në situatën aktuale nuk ka kuptim mbajtja e takimeve konsultive.
Sipas tij, koalicioni PAN do të vazhdoj me kushtet e tij.
“Në situatën të cilën ndodhemi nuk ka kuptim të vazhdohet mbajtja e seancës konstituive pa një takim konsultativ ku do të kuptohej shkaku i mos-pjesëmarrjes së PAN-it deri më tani në seancë. Po ashtu në këtë takim konsultativ do të kuptohej nëse PAN-i ka kushte lidhur me pjesëmarrjen e saj në seancë”, tha Sallova.
Sipas Sallovës, assesi kusht i PAN-it për pjesëmarrje në seancë nuk mund të jetë votimi domosdoshmërisht i Kadri Veselit për kryetar të Kuvendit, sepse sipas tij kjo do të ishte joparimore dhe anti-procedurale.
Ai thotë se PAN-i i ka dy alternativa.
“Pas takimit konsultativ, është koha që PAN-i të bëhet efektiv dhe fleksibil, që i bie ose t’i sigurojë votat për Veselin ose të propozoje kandidat tjetër. Nëse edhe pas këtij takimi konsultativ PAN-i nuk merr pjesë në seancë, atëherë kjo do të bëhet për t’i dhënë edhe ca ditë kohë vetes deri në skadimin e ultimatumit të Pacollit, i cili me gjasë do t’i bashkohet PAN-it ne bashkëqeverisje”, u shpreh Sallova.
Ndryshe, të hënën ka dështuar për herë të katërt konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Edhe këtë herë deputetët e koalicionit PAN bojkotuan pjesëmarrjen e tyre në Kuvend si pasoj e mos sigurimit të votave për zgjedhjen e kandidatit të tyre, Kadri Veseli në krye të Kuvendit./ “Arbresh. Info”/ Gita Lushi
Hamza: Më shumë të ardhura për secilin, më shumë vende pune ...
Arrestohet një person në Mitrovicë për armëmbajtje pa leje
Arrestohet një person në Prishtinë, në shtëpi iu gjetën 20 q...
Zhegrova zgjedhet në formacionin e vitit në Ligue 1 nga tifo...
Kroacia mban zgjedhjet presidenciale
Sara i vendos një maskë Drilonit, Gresa e ngacmon