1 milion e 890 mijë e 952 persona kanë të drejt vote në zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në Kosovë.
Të gjithë këta votojë në 38 komuna që nga ora 7:00 e mëngjesit deri në ora 19:00 të mbrëmjes në 889 qendra të votimit me gjithsej 2 mijë e 505 vendvotime.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 204 kandidat që pretendojnë të parin e qytetit të tyre dhe 6887 kandidatë për kuvendet komunale, njofton Klan Kosova.
Në këto zgjedhje marrin pjesë 91 subjekte politike, prej tyre 1 koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur.
Sikurse edhe në proceset e kaluara zgjedhore, votimet do të vëzhgohen dhe monitorohen nga mediat, organizata vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe Bashkimin Europian si dhe disa ambasada të vendeve të ndryshme në Kosovë.
Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar sipas KQZ-së është 33 mijë e 200, njofton Klan Kosova.
Në ndërkohë, për mbarëvajtjen e këtij procesi sa i përket aspektit të sigurisë është angazhuar Policia e Kosovës, kurse për luftimin e parregullsive dhe manipulimeve, janë angazhuar edhe shumë prokurorë.
Këto janë zgjedhjet e shtata lokale që nga paslufta në Kosovë.
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Abdixhiku pret në takim ambasadorin e Zvicrës, flasin për zg...
Kurti: Forca jonë po rritet vazhdimisht, Republika po fuqizo...
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guan...
I riu u vetëplagos me armë/ Policia e Kukësit zbardh ngjarje...