Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se zgjedhja e rektorit të ri të Universitetit të Prishtinë duhet të jetë dhe do të jetë një proces i bazuar në meritë dhe transparencë, siç ka thënë ajo radikale.
Nagavci ka thënë se si Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, është e vendosur që të mos ndërhyjë dhe të mos lejojë asnjë ndërhyrje tjetër, në asnjë dimension të procesit të zgjedhjes së rektorit.
Për të ndihmuar në këtë proces, Nagavci ka thënë se ka filluar të adresojë zyrtarisht kërkesën për monitorimin e procesit të zgjedhjes së Rektorit të ri.
“Dje iu drejtova me një letër zyrtare Ambasadorit të ShBA-së, dhe do t’i drejtojë të njëjtën kërkesë ambasadorëve të tjerë të QUINT-it dhe atij të Bashkimit Evropian, për mbështetje në këtë proces të rëndësishëm, ashtu si edhe për bashkëpunimin e mëtutjeshëm për përmirësimin e performancës në Universitetin e Prishtinës. Do t’i takojë personalisht akterët ndërkombëtarë në reformat e arsimit të lartë gjithashtu ditëve në vijim për t’iu kërkuar të njëjtën. Të njejtën do ta bëj edhe me përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile që monitorojnë procese të reformave arsimore që të diskutojë me ta dhe t’iu kërkojë përfshirje direkte në këtë proces”, ka shkruar Nagavci në facebook. /arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...