Kosova edhe për një kohë të gjatë zgjedhjen e presidentit do ta bëjë përmes sistemit parlamentar e jo direkt nga populli.
Kështu parashohin analistët politikë në vend.
Sipas tyre që të ndodh zgjedhja e presidentit direkt nga populli duhet të bëhen ndryshime kushtetuese dhe ligjore.
Analisti politik Bajrush Morina ka thënë për Arbresh.info se zgjedhja e presidentit përmes votës së popullit është pothuajse e pamundur.
“Parimisht unë jam për një sistem presidencial të tipit amerikan. Por para se të ndodhë kjo, rrugëtimi i Kosovës drejt sistemit presidencial dhe zgjedhjes së presidentit përmes votës së drejtpërdrejtë është i vështirë dhe pothuajse i pamundshëm”, ka thënë ai.
Sipas tij Republika e Kosovës është e projektuar nga ndërkombëtarët dhe jo shqiptarët.
“Ky shtet dhe kjo Republikë është projektuar nga ndërkombëtarët dhe jo nga shqiptarët”, është shprehur ai.
Morina thotë se që Kosova të mbajë zgjedhje presidenciale duhet të bëhen ndryshime kushtetuese por që këto ndryshime sipas tij varen nga faktori politik serb.
“Mbajtja e zgjedhjeve të drejtpërdrejta presidenciale duhet të bëhet me ndryshime kushtetuese, ndërkaq ndryshimet kushtetuese varen nga disponimi politik i faktorit politik serb që ka emrin Lista serbe. Në një situatë të tillë, ky subjekt politik nuk ka disponim politik për të qenë pjesë e proceseve demokratike në Kosovë por se qëllimin kryesor e ka që të pengojë Republikën e Kosovës që të ecë drejt ndryshimeve kushtetuese përfshirë edhe ndryshimet për kushtetuese”, është shprehur Morina.
Ndërkaq, drejtori ekzekutiv i organizatës “Çohu”, ArtonDemhasaj ka thënë se presidenti në Kosovë nuk ka shumë kompetenca dhe kjo në një mënyrë tregon edhe mënyrën e zgjedhjes së tij.
Sipas tij roli i tij më shumë është ceremonial.
“Situata është kjo që për vetë faktin që tek ne presidenti nuk ka shumë kompetenca ajo edhe e lidhë njëfar mënyre edhe mënyrën e zgjedhjes së tij sepse në momentet në shtetet ku janë presidenciale ku ka president që kanë kompetencat më shumë dhe kanë pushtet më shumë atëherë ose një mënyrë është e obligueshme që presidenti me u zgjedh nga populli. Tek ne si sistem i qasjes parlamentare për vetë faktin që presidenti ka rol më tepër ceremonial dhe nuk ka shume pushtet atëherë është edhe mënyra e zgjedhjes së tillë pra që zgjidhet nga parlamenti”, ka thënë Demhasaj.
Ai ka thënë se presidenti duhet të zgjidhet nga populli vetëm nëse Kosova ka tendenca me të kalojë në një sistem tjetër parlamentar i cili fuqizon pozicionin e presidentit dhe zbeh pozicionin e kryeministrit.
“Në rast se Kosova ka me qenë me këtë kushtetutë çfarë e ka dhe me sistemin e tillë parlamentar që e parasheh me kushtetutë nuk konsideroj se ka nevojë që presidenti me u zgjedh nga populli por në rast se ka tendenca me kalu në një sistem tjetër parlamentar që në njëfarë mënyre forcon pozicionin e presidentit dhe e zbeh pozicionin e qeverisë ose kryeministrit atëherë duhet që presidenti të zgjedhet direkt nga populli deri tash nuk besoj që ka tendenca të tilla që presidenti me u zgjedh nga populli”, është shprehur Demhasaj.
Njëjtë si Morina, edhe Demhasaj thotë se që të ndodh ky ndryshim duhet të bëhen ndryshime ligjore dhe kushtetuese dhe se me deri me tani nuk ka pas iniciativa për këtë.
“Me ndodh kjo duhet ndryshime ligjore dhe kushtetuese dhe deri me tani nuk ka iniciativa të tilla vetëm ka pas deklarime publike të politikanëve të cilët nuk është hera e parë që japin deklarata të tilla të pa menduara dhe të pamatura veç hajt sa me konsumu publiku kështu nuk shoh ndonjë diçka serioze në aspektin ndryshimit të zgjedhjes së presidentit”, ka sqaruar ai.
Ai tutje ka thënë se nuk beson që do të ndodh kjo për arsye se ashtu e parasheh kushtetuta duke thënë që bënë pjesë në të gjitha sistemet parlamentare.
Arbresh.info ka marrë dhe mendimet e qytetarëve se çfarë mendojnë ata se a është më mirë që Kosova të zgjedh presidentin siç është zgjedhur deri tani,apo direkt nga populli, të cilat mund t’i shihni në videon më poshtë./R.Rexhepi/Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1664346310297121/
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...