Në kuadër të riorganizimit të brendshëm të partisë, sot Dega e Aleancës Kosova e Re në Dragash, në prani të 141 delegatëve dhe mysafirëve të shumtë, ka mbajtur Kuvendin e saj Zgjedhor.
Punimet e Kuvendit i hapi koordinatori i Degës, Zaim Hajredini, i cili para mysafirëve e bëri një prezantim të procesit të formimit të 16 nëndegëve nëpër fshatrat e këtij rajoni, njëherit duke i falënderuar përfaqësuesit e këtyre nëndegëve për angazhimin e tyre.
Kuvendin me një fjalë rasti e përshëndeti Koordinatori i Zgjedhjeve në AKR Vesel Makolli, i cili tha se AKR-ja ka plan konkret për zhvillimin e Dragashit.
Kuvendi më pas i ka vazhduar punimet, duke zgjedhur strukturat e saj udhëheqëse, ku me shumicë votash Kryetar i Degës së Aleancës Kosova e Re në Dragash, është zgjedhur koordinatori i deritanishëm i kësaj dege, Zaim Hajredini.
Duke i falënderuar delegatët, Kryetari i sapo zgjedhur i degës, tha se me AKR-në dhe me Behgjet Pacollin Kosova do të ketë mundësinë e mirëqenies, integrimit evropian si dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.
Hajredini premtoi se do të angazhohet maksimalisht për realizimin e plan programit të AKR-së në Dragash.
Kuvendi më vonë ka zgjedhur edhe Kryesinë e kësaj Dege, me nënkryetarët Ymridin Mehmeti e Shpetim Hajredini, sekretar Mujdin Jusufi si dhe 11 anëtarë të Kryesisë.
“Po xhelozon keq”, Driloni ia thotë troç Sarës
Mbi 3 orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
Siguria dhe mbrojtja, fokusi i presidencës së Polonisë në BE
Zhduket një gura në Ferizaj
Atentat në Shkodër, 33-vjeçari ekzekutohet brenda makinës së...
City siguron shërbimet e sulmuesit sensacion, ka shënuar 18 ...