Google ADS

Zgjedhen katër anëtarët e rinj të kryesisë së PSD-së

21:58 | 26 Qershor 2019
Arbresh.info

Tri gra janë zgjedhur si anëtare të Kryesisë së Partisë Socialdemokrate, në mbledhjen e Këshillit Drejtues të mbajtur të mërkurën në Prishtinë.

Adea Batusha, Aida Rushiti dhe Natyra Kuçi u votuan si anëtare të Kryesisë së PSD-së nga Këshilli Drejtues i kësaj partie. Anëtar i Kryesisë u zgjodh edhe Ardian Olluri, raporton Insajderi.

Po ashtu, edhe nënkryetare e partisë u zgjodh një grua. Bëhet fjalë për Shqipe Pantinën, ish-nënkryetaren e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Gjatë kësaj mbledhjeje Këshilli Drejtues votoi si Nënkryetare zonjën Shqipe Pantina; votoi si Sekretar të Përgjithshëm zotin Dardan Molliqaj; ndërsa zgjodhi anëtarë të Kryesisë: znj. Adea Batusha, znj. Aida Rushiti, z. Ardian Olluri dhe znj. Natyra Kuçi”, thuhet në një njoftim të PSD-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme