Zgjatet marrëveshja me Qeverinë e Austrisë për furnizimin me ujë të pijshëm në Ferizaj

12:02 | 29 Janar 2018
Arbresh.info

Në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës u miratua shqyrtimi i nismës për negocimin e Marrëveshjes së Kredisë për financimin e projektit për ndërtimin e Skemës për furnizim me Ujë në Komunën e Ferizajt.

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se kanë negociuar me Qeverinë e Austrisë që ta zgjasin marrëveshjen e cila ishte nënshkruar në vitin 2012 edhe për dy vite tjera, shkruan Arbresh.info.

“Jemi dakorduar që të zgjatet marrëveshja edhe për 2 vite tjera. Qëllimi i këtij projekti është ndërtimi i pesë puseve të reja, ndërtimi i linjave bazë për impijantin e ujit të pijshëm. Shuma është 5 milion e 125 mijë euro për këtë projekt”, ka thënë ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme