Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, konkretisht Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë ka zgjatur afatin për aplikim për masat mbështetëse në kuadër të Programit për Zhvillim Rural – Grante 2023 deri më 14 dhjetor 2023.
MBPZHR njofton se të gjitha procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni i nevojshëm, mbesin të njëjta dhe për të gjitha këto Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë ka përgatitur udhëzues për aplikues, të cilët të gjithë të interesuarit mund t’i gjejnë në ueb faqen www.azhb-ks.net dhe www.mbpzhr-ks.net.
Po ashtu, të gjithë të interesuarit mund të informohen edhe në Zyrat Rajonale të AZHB-së.
“Në thirrjen për aplikim, e cila do të jetë e hapur deri më 14 dhjetor 2023 ora 16:00, të gjithë të interesuarit, aplikimin mund ta bëjnë përmes ueb-modulit online në ueb faqen e AZHB-së www.azhb-ks.net në të cilën gjendet linku: “Aplikimi online për PZHR” që dërgon në modulin e aplikimit online. Në këtë ueb-modul regjistrohet projekti, si dhe ngarkohen të gjitha dokumentet e nevojshme për aplikim”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, buxheti për këto masa mbështetëse për zhvillim rural, këtë vit arrin në 24,627,000.00 Euro.
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...