Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se është zgjatur afati për konvertimin e patentë-shoferëve ilegal në RKS deri me 23 gusht 2024.
Sveçla theksoi se deri me tani 5588 qytetarë të komunitetit serb kanë aplikuar për konvertimin e patentë-shoferëve.
Ky vendim është marr pas kërkesave të shumta të qytetarëve për aplimin të pajisjes me patentë-shofer, ku sipas Sveçlës, vetëm dje janë bërë 273 kërkesa, përcjell Arbresh.info.
“5588 qytetarë nga radhët e komunitetit serb kanë aplikuar për konvertimin e patentshoferëve nga ata të lëshuar nga institucionet ilegale serbe në patentshoferë zyrtar të Republikës së Kosovës. Ky proces i cili është mundësuar në të gjitha qendrat e Agjencisë së Regjistrimit Civil në Republikën e Kosovës ka vijuar pa asnjë incident të vetëm”, ka shkruar Sveçla në llogarinë e tij në Facebook.
“Bazuar në kërkesat e shumta të qytetarëve për aplikim të pajisjes me patentshoferë të Republikës së Kosovës, ku vetëm dje kemi pasur 273 sosh, si dhe kërkesën për zgjatje të afatit për aplikim i cili sipas vendimit tonë përfundon nesër, kam marrë në konsideratë ato me ç’rast afati për konvertim do të zgjatet deri me 23 gusht 2024. Pas kësaj date, për të gjithë ata që nuk konvertojnë patentshoferët, do të veprohet sipas legjislacionit përkatës në fuqi”, shtoi tutje Sveçla.
Ministri ka falënderuar të gjithë qytetarët e komunitetit serb që kanë kryer obligimin e tyre për konvertim të patentë-shoferit dhe i ftoj të gjithë ata që nuk e kanë kryer këtë proces që të respektojnë afatet në fuqi./Arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...