Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, ka vizituar Xhaminë në fshatin Zabel i Ulët në komunën e Drenasit.
Imami i kësaj xhamie Valon Bequku ka thënë për portalin arbresh.info se qëllimi i kësaj vizite është që të njoh monumentet fetare, pasi që sipas tij kjo xhami njihet si “Xhamia Qëndrore” në Drenas, edhe pse siç tha Bequku kjo komunë ka 17 xhami.
Imami Buquku i ka treguar, Wieland brendësinë e Xhamisë dhe ritualet që kryhen aty.
Po ashtu Wieland do të takohet edhe me kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe drejtorët e Drejtorive Komunale.
Ndryshe zëvendëspresidenti Wieland pasta do tëvizitoj edhe Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz që të bëjë homazhe./arbresh.info
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...