Zëvendëskryeministri i pare në Qeverinë e Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim delegacionin gjerman të kryesuar nga Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.
Hoti ka njoftuar delegacionin gjerman per prioritetet, proceset e rëndësishme nëpër të cilat është duke kaluar Kosova, dhe sfidat të cilat po e presin Qeverinë e re.
Ndërsa, zëvendëspresidenti Wieland ka ofruar mbështetje në lidhje me agjendën evropiane dhe proceset integruese të shtetit të Kosovës drejt Bashkimit Evropian.
Po ashtu, Wieland shprehu gatishmërinë e tij dhe të shtetit që përfaqëson, për përkrahje në zhvillimin e komunave, duke mundësuar kësisoj binjakëzime të komunave tona me komunat e ndryshme nga Gjermania. /arbresh.info/
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...