Rreth 70 harta të reja të murit nëpër shkollat e Gjenevës, duhet të zëvendësohen për shkak të një gabimi. Në to, Kosova shfaqet si një krahinë serbe e jo si një shtet i pavarur.
Kantoni i Gjenevës ka anuluar urdhrin për kompaninë “Michelin”. “Ky është një gabim për të ardhur keq”, ka deklaruar Pierre-Antoine Preti, zëdhënës i Drejtorisë Arsimore të Gjenevës të mërkurën. Ai e ka konfirmuar një informatë përkatëse të gazetës “Le Temps”, përcjell Albinfo.ch.
Çdo vit, kantoni i Gjenevës i ndryshon pjesët e hartave të cilat janë të varura nëpër klasa. Kohët e fundit, Drejtoria Arsimore bleu 73 harta nga prodhuesi prestigjioz francez Clermont-Ferrand.
“Michelin” u zgjodh si furnizues sepse është kompania e vetme që ofron harta të plastifikuara. Kantoni i Gjenevës tani do të marrë harta nga prodhuesit e tjerë dhe do t’i plastifikojë me shpenzimet e veta, tha Preti. Kopjet me të meta janë kthyer.
Zvicra ishte një nga shtetet e para që në vitin 2008 e njohu Pavarësinë e Kosovës. Sot, më shumë se 110 shtete nga një total prej 193 shtetesh anëtare të OKB-së, Kosovën e konsiderojnë si një shtet sovran – por jo edhe Serbia, nga e cila u nda. Gjithashtu, 5 nga 28 shtetet Anëtare të BE-së refuzojnë të njohin Kosovën: Spanja, Sllovakia, Rumania, Greqia dhe Qiproja.
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag