Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së edicionit të 24-të të Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës.
Gjatë kësaj ceremonie, në fjalën e saj përshëndetëse, zëvendësministrja Gashi e vlerësoi këtë ngjarje shumë të rëndësishme për Universitetin e Prishtinës, por edhe për Kosovën, e cila synon krijimin e urave të bashkëpunimit mes studentëve dhe studiuesve të rinj nga universitete të ndryshme të botës.
“Ne synojmë të kultivojmë një mjedis ku diversiteti çmohet, ku idetë nga kënde të ndryshme të botës bashkohen dhe ku çdo student fuqizohet për të arritur potencialin e tij të plotë. Këtu, Universiteti i Prishtinës, në kuadër të shkollës verore, do të ofrojë një kurrikulë që jo vetëm i plotëson standardet më të larta akademike, por, gjithashtu, nxit mendimin kritik, kreativitetin dhe një ndjenjë të thellë përgjegjësie ndaj komunitetit botëror”, tha zëvendësministrja Gashi.
Ajo theksoi se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të vazhdojë të ofrojë përkrahjen institucionale në mbështetje të projekteve që kanë për qëllim shkëmbimin akademik dhe promovimin e vendit tonë përmes programeve të ndryshme.
Në këtë edicion, Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës ka sjellë 80 studentë nga 17 vende të ndryshme të botës, të cilët, bashkërisht me studentë vendës, do të kenë mundësi të shumta në nivel akademik e kulturor përgjatë 28 kurseve dhe punëtorive në fusha të ndryshme, që do të zhvillohen në Prishtinë./Arbresh.info/
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...