Në kuadër të vizitës zyrtare në Kanada, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, me ftesë të Asociacionit të NATO-s në Kanada, mori pjesë në një bashkëbisedim me Presidentin e Asociacionit të NATO-s, Robert Baines, për të diskutuar mbi temën “Kosova dhe NATO”.
Në fjalën e saj para të pranishmëve, zëvendësministrja Gashi ka prezantuar aspiratat e Kosovës për të qenë anëtare e NATO-s, përcjell Arbresh.info.
Ajo ka theksuar se Republika e Kosovës ndan me të gjitha shtetet demokratike vlerat e përbashkëta transatlantike dhe se integrimi i Kosovës në NATO është një hap kyç drejt sigurisë dhe stabilitetit në rajon, nxitjes së bashkëpunimit dhe ruajtjes së paqes së qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë.
Ndër të tjera ajo theksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për të marrë pjesë në të gjitha iniciativat dhe mekanizmat rajonalë të sigurisë, me fokus tek zgjerimi i rrjetit të aleatëve për ofrimin e paqes, mbrojtjen dhe sigurinë, me synimin për të krijuar një mjedis më të sigurtë për qytetarët e Kosovës dhe rajonin.
“Kosova si anëtare e NATO-s, do të mund të fitojë qasje në një rrjet të fuqishëm aleatësh të përkushtuar ndaj mbrojtjes kolektive. Dhe do të ishte shumë më e fuqishme kundrejt çdo kërcënimi të mundshëm, duke promovuar një mjedis më të sigurt për qytetarët e saj dhe rajonin” – tha Gashi./Arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit