Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të mos paguajnë për qeset e plastikës, ndonëse autoritetet në përkatëse kishin konfirmuar se nga janari i këtij viti ato do të bëheshin me pagesë.
Një vendim i tillë ende nuk është marrë dhe nuk dihet kur do të nis të aplikohet.
Zëvendësministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Linda Çavdarbasha për “Arbresh.info” thotë se janë bërë disa ndryshime në Udhëzimi Administrativë, por ai duhet të dal edhe një herë në diskutim publik.
“Na është dashur të bëjmë disa ndryshime tek Udhëzimi Administrativë (UA) për Ambalazh dhe mbeturinë të ambalazhit për pjesën e sistemit të rimbursimit, depozitave për shishet xham, kanaçe, plastike, prandaj ky UA duhet të dal dhe një herë në diskutim publik. Këtu është e përfshirë edhe pjesa e qeseve plastike në këtë UA. Posa të miratohet në Qeveri do ju njoftojë për të gjithë hapat e radhës”, ka thënë Çavdarbasha për arbresh.info
Pacolli : Fillimisht qeset e plastikës do bëhen me pagesë, më pas do ndalohen komplet
Sidoqoftë, për këtë çështje, kryetarja e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim në Kuvendin e Kosovës, Fitore Pacolli, thotë se është duke u punuar nga ana e ekzekutivit dhe se mund të ketë efekt pozitiv.
Sipas saj, fillimisht qeset e plastikës do bëhen me pagesë, e më pas do rishikohet edhe ndalimi i përdorimit të tyre.
“Ministria është duke punuar në Udhëzimin Administrativ, ndryshimet janë bë në Ligjin për mbeturina. Ministria është duke punuar në udhëzim administrativ, e cila nuk e parasheh ndalimin, por fillon ku nuk ka ma qese falas që shpërndahen nëpër markete, kjo është faza e parë. Tani nëse duhet me kaluar në faza tjera ku ndalohet rreptësishtë edhe me u shit edhe çfarë lloji të qeseve me u shit, është më vonë, por fillimisht plani është të fillojmë se qeset duhet të paguhen”, pohoi Pacolli.
Ajo, shtoi se qytetarët mund të vetëdijesohen dhe ta kalojnë më lehtë largimin e qeseve të plastikës, që sipas saj, janë ndotës të mëdhenj të ambientit.
“Besojmë se mundet me pas vetëdijesim të qytetarëve, se ne kemi pas një traditë në të kaluarën që kemi bajt torba, e kjo nuk është një problem. Të rinjtë veç kanë filluar në përgjithësi me apliku një gjë të tillë, kështu që nuk besoj se do të ketë problem nëse ne ja sqarojmë si duhet qytetarëve që ndalimi ose shitja e tyre bëhet veç me qellim të reduktimit të mbeturinave edhe ndotjen e mjedisit se krejt këto qese përfundojnë në lumenj dhe grimcat e plastikës përfundojnë në ujin pijshëm”, u shpreh Pacolli.
Hasanja: Ministria është ngutur rreth afatit
Megjithatë, ambientalisti, Luan Hasanaj, mendon se Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, është ngutur duke dhënë afate, pasi sipas tij, vendime të tilla kërkojnë strategji të detajuara mirë.
“Për bindjen time ministria është ngutur duke dhënë afate për ndalimin e përdorimit që qeseve plastike, ky proces është goxha kompleks dhe kërkohet plan i detajuar mirë. Vendime të tilla kërkojnë strategji të detajuar të implementimit dhe kjo nuk mund të bëhet nëse nuk përfshihen të gjithë akterët dhe ministria nuk e ka bërë një gjë të tillë, p.sh organizata jonë dhe shumë organizata tjera të cilat e njohin këtë fushë as që janë konsultuar”, tha Hasanaj për arbresh.info.
Sipas tij, në ketë çështje nuk mjafton vetëm rregullimi ligjor, por duhet edhe një fushatë informuese për qytetarët.
“Sigurisht që jo, përpos nxjerrjes se udhëzimeve administrative apo dokumenteve tjera ligjore kërkohet edhe fushatë e madhe informuese për publikun dhe grupet e tjera të interesit”, shprehet Hasanaj.
Ndryshe, Kosova mbetet i vetmi vend në rajon, në të cilin qeset e plastikës për një përdorim shërbehen falas për konsumatorët.
Në Shqipëri që nga muaji qershor i vitit 2022 ka hy në fuqi Ligji për ndalimin e qeseve të plastikës.
Ndërsa, në Maqedoni qeset e plastikës janë bërë me pagesë që nga dhjetori i vitit 2021, ku një qese paguhet 0.24 cent/Vjollca Gajraku/arbresh.info/
Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve në Brazil/ Tre të vdeku...
“15 minuta për 15 jetë”: Studentët në Serbi kërkojnë llogari...
SPAK-u kërkon që Sali Berisha të kthehet në arrest shtëpie
De Jong drejt transferimit në Arabinë Saudite? Agjenti i tij...
Treqind euro për 50 metra katrorë: Faturat e Termokos-it “ng...
Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndi...