Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se Gjykata Kushtetuese po bën sjellje joligore kur po vonohet në trajtimin e kushtetutshmërisë së ligjeve që po dërgohen për vlerësim në këtë institucion.
“Afati i vetëm i respektuar nga Gjykata Kushtetuese në shqyrtim dhe vlerësim të kushtetutshmërisë së akteve të Kuvendit është afati joligjor. Për më tepër, kjo sjellje joligjore e Gjykatës Kushtetuese godet në thelb politikat ligjore të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ, si dhe funksionet e tyre kushetuese në përmbushjen e interesave të qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Sallahu, në një reagim në Facebook.
Sipas tij, vonesa e tejzgjatur dhe e paarsyeshme e Gjykatës Kushtetuese në vlerësim të kushtetutshmërisë të projektligjeve dhe akteve tjera të miratuara në Kuvendin e Kosovës është cenim i drejtpërdrejt i demokracisë.
“…është cenim i drejtpërdrejt i demokracisë përfaqësuese dhe i funksionit kushtetues legjislativ të këtij institucioni kushtetues. Jo pa shkak, në Ligjin për Gjykatën Kushtetuese janë vendosur afate nga Kuvendi i Kosovës se kur duhet të përfundojë vlerësimi i kushtetutshmërisë së një akti të miratur në Kuvendin e Kosovës. Pra, krejt kjo është bërë për të moscenuar organizimin, funksionet dhe kompetencat kushtetuese të Kuvendit të Kosovës”, ka shtuar ai./BetimipërDrejtësi
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...