Zëvendësministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Shemsi Syla, i shoqëruar nga zv. komandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, pritën në takim komandantin e Korpusit V të ushtrisë amerikane, gjenerallejtënant John Kolasheski, të shoqëruar nga oficerë të lartë të këtij Korpusi.
Qëllimi i këtij takimi ishte në vazhdën e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Mbrojtjes e FSK-së me ushtrinë e SHBA-së si partneri më i madh dhe i pazëvendësueshëm strategjik, transmeton arbresh.info.
Me këtë rast, zv.ministri Syla shprehu nderin dhe kënaqësinë për vizitën e Gjeneral Kolasheskit duke theksuar se objektivi parësor i Ministrisë së Mbrojtjes është ngritja, zhvillimi dhe avancimi i aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së për përmbushjen efektive të misionit dhe detyrave të saja ligjore.
“Të gjitha përvojat e deritashme që kemi me SHBA janë garanci për shtyrjen përpara të proceseve nëpër të cilat është duke kaluar MM dhe FSK”, tha zëvendësministri Syla.
Nga ana e tij, gjeneral Cikaqi theksoi se SHBA ka pasur dhe ka rolin kyç për të arriturat e deritashme të FSK-së dhe synimet tona për të ardhmen. Ai gjithashtu theksoi se me ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, përveç misionit për sigurinë e vendit, të jemi edhe partner serioz në misionet e përbashkëta shumëkombëshe të udhëhequra nga SHBA në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal e më gjerë.
Ndërsa gjenerallejtënant John Kolasheski tha se SHBA-ja është e përkushtuar për të kontribuar në sigurinë e Evropës në përgjithësi për të ofruar shpresë për paqe për të gjithë njerëzit./arbresh.info/
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës