Zëvendësministri i parë i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Xhelal Sveçla, ka vizituar Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit.
Në kuadër të kësaj vizite, zëvendësministri Sveçla ka parë për së afërmi kushtet në të cilat qëndrojnë azil-kërkuesit në këtë Qendër, ku u prit nga udhëheqësi i kësaj qendre, z. Fitim Zariqi, transmeton arbresh.info
Më këtë rast, zëvendësministri Sveçla ofroi përkrahjen e tij dhe të MPBAP-së, për të mbështetur nevojat emergjente që ka kjo Qendër, me qëllim të përgatitjes për çfarëdo fluksi që mund të ketë Kosova nga azilkërkuesit.
Gjithashtu, është bërë vlerësimi i kapaciteteve të menaxhimit të fluksit të mundshëm të emigrantëve, duke marrë parasysh tendencat e fundit të imigrantëve në shtetet e ndryshme të Bashkimit Evropian dhe gatishmërinë që ka Republika e Kosovës me kapacitetet e saja, në rast se do të ballafaqohemi me një krizë të mundshme./arbresh.info/
Inxhinieri gjen mesazhin 132-vjeçar në shishe
Keni vazhdimisht të ftohtë? Këto janë arsyet e mundshme pse ...
Po rikthehet modeli legjendar Toyota Celica
Liverpooli dyfishon epërsinë ndaj Real Madridit
Maqedonci: Pjestarët serbë të FSK-së e lanë detyrën për shka...
Pas Mbappes edhe Salah humb penalltinë