Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Abduselami Shkodra ka vizituar pikën e kalimit kufitar në Merdarë, me ç’rast u prit nga komandanti i Policisë së Kosovës në këtë pikë kufitare, Sead Gashi.
Me këtë rast, zëvendësministri Shkodra u njoftua nga përfaqësuesit e Policisë së Kosovës në këtë pikë, për mbarëvajtjen e punës dhe për sfidat me të cilat ballafaqohen gjatë kryerjes së detyrave zyrtare.
Komandanti i Policisë Kufitare, Sead Gashi, bëri të ditur se ekziston një bashkëpunim i mirë mes të gjitha agjencive të cilat shërbejnë në këtë pikë kalimi kufitar.
Ai theksoi se kjo pikë është shumë e frekuentuar, sidomos gjatë sezonit veror. Sipas tij, tashmë zbatohet masa në bashkëpunim me doganën një ndalje-një kontroll, e cila është shumë efikase.
Zëvendësministri Shkodra me ofroi përkrahjen e tij dhe të MPB-së.
“Do të angazhohem personalisht në përmirësimin e kushteve të punës së Policisë së Kosovës dhe do bëjmë përpjeke që prioritetet, sidomos sa i përket avancimit të punës në për finalizimin e ligjit për pensionimin e Policisë së Kosovës”, theksoi Shkodra.
Gjithashtu, gjatë kësaj vizite, zëvendësministri Shkodra u njoftua edhe për ritmin e punimeve të pikës së kalimit kufitar në Merdare, projekt ky i cili është mbështetur nga Bashkimi Evropian./arbresh.info/
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...